India përgatitet të blejë 3.5 milionë fuçi naftë bruto nga Rusia

Administrata amerikane deklaroi se India nuk do të llogaritet se ka shkelur sanksionet e vendosura ndaj Moskës duke blerë naftë nga Rusia, por do të jetë në anën e gabuar të historisë

India është gati të përfundojë marrëveshjen për blerjen e 3.5 milionë fuçi naftë bruto nga Rusia, ndaj së cilës vendet perëndimore vendosën sanksione, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të “Times of India”, e cila bazohet në zyrtarët indianë, India është afër fundit të marrëveshjes së saj për të blerë 3.5 milionë fuçi naftë bruto nga Rusia.

Sipas skicës së përgjithshme të marrëveshjes, transporti dhe shpërndarja e naftës do të jetë përgjegjësi e Rusisë.

Konsumi ditor i Indisë, i cili është afër 4.5 milionë fuçi, do të dorëzohet brenda pak muajsh.

Edhe pse ende nuk dihet se si do të bëhet pagesa për Rusinë, thuhet se mund të përdoret sistemi i ri i pagesave, në të cilin do të përdoren monedhat kombëtare të vendeve.

– Deklaratë nga SHBA-ja se “India nuk duhet të jetë në anën e gabuar të historisë”

Administrata amerikane deklaroi se India nuk do të llogaritet se ka shkelur sanksionet e vendosura ndaj Moskës duke blerë naftë nga Rusia, por do të jetë në anën e gabuar të historisë.

Sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki deklaroi se administrata e presidentit, Joe Biden që ndalon importin e të gjitha produkteve të naftës, gazit natyror dhe energjisë nga Rusia është një mesazh për botën që të ndjekë sanksionet e SHBA-së.

Ajo tha se blerja e naftës ruse nga India nuk do të thotë shkelje e sanksioneve. “Por, mendoni me kujdes se ku qëndroni. Ndërsa po shkruhen librat e historisë për këtë ditë, mbështetja për Rusinë do të thotë mbështetje për një pushtim që ka një efekt shkatërrues”, tha Psaki.

India, e cila importon 85 për qind të nevojave të saj për naftë, bleu 3.6 milionë tonë naftë nga Rusia, që korrespondon me 2 për qind të 176 milionë tonëve të importuara nga prilli 2021 deri në janar 2022.

Arsyeja pse importet relativisht të ulëta të naftës në New Delhi nga Moska janë përmendur si vështirësi në transport.

India nuk e dënoi pushtimin rus të Ukrainës dhe abstenoi ndaj rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së kundër Rusisë. /aa