Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Indonezi, 26 të vdekur gjatë përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës

Indonezi, 26 të vdekur gjatë përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës

Gjatë përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës që përfshin provincën Sulawesi Jugor në Indonezi, për vdekje kanë pësuar 26 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia indoneziane e lajmeve Antara raporton se Agjencia për Situata #mergjente në Sulawesi Jugor (BPBD) bëri të ditur se reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë rajonet Gowa, Jeneponto dhe Maros, gjë që solli deri te përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës.

Zyrtarët e BPBD-së njoftuan se janë zhdukur 24 persona, ndërsa nga rajoni i përfshirë me katastrofat elementare janë evakuar më shumë se 3.300 persona.

Kanë vazhduar aksionet për shpëtim dhe dorëzimin e ndihmave për banorët.

Indonezia ka një klimë tropikale, ndërsa reshjet e dendura shpesh çojnë në përmbytje dhe rrëshqitje të tokës.