Indonezi, evakuime masive nga frika e vullkanit

Një zyrtar indonezian është shprehur se mbi 120.000 persona kanë braktisur rajonin rreth vullkanit në malin Agung, në ishullin turistik Bali, nga frika se së shpejti mund të ndodhë shpërthimi.

Nyoman Parwata, zyrtar i Agjencisë për zbutjen e katastrofave në Bali, të enjten theksoi se numri i të evakuarve është rritur në 122.500.

Nga dita e premte është në fuqi niveli më i lartë nga shpërthimi i vullkanit. Zona e rrezikshmërisë shtrihet në 12 kilometra rreth karterit të vullkanit.

Agung shpërtheu në vitin 1963 duke vrarë mbi 1.100 persona, ndërsa është aktiv prej një viti. /Anadolu Agency/