Infermierët përmes grevës njëorëshe kërkojnë realizim të kërkesave të tyre

Infermierë, mami dhe profesionistë të tjerë shëndetësorë të sektorit publik, të martën në mëngjes kanë mbajtur grevë njëorëshe para drejtorisë së Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

Kërkesë kanë pasur rritjen e koeficientit të pagave në 7.1, pagesën e ndërrimit të natës nga 18 në 36 euro si dhe pagesën e ditëve të punës në festa dhe vikende.

Protestën e ka organizuar Sindikata e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë shëndetësorë.

Elirat Duraku nga kryesia e Sindikatës së Infermierëve tha se kërkesat e këtij komuniteti shëndetësor nuk janë luksoze dhe janë kërkesa të cilat nuk janë realizuar që nga paslufta.