Inflacioni në eurozonë në nivele rekord

Norma vjetore e inflacionit të eurozonës u ngjit në nëntor në pikën më të lartë të vlerësuar ndonjëherë, në 4,9 për qind, e nxitur kryesisht nga rritja e çmimeve të energjisë, njoftoi sot zyra statistikore e BE-së, Eurostat.

“Kjo është rritja më e shpejtë nga viti në vit, e parë ndonjëherë, që nga viti 1997, kur filluan të dhënat për zonën e monedhës së 19 vendeve”, tha agjencia.

Shifrat vazhdojnë një tendencë disamujore të rritjes së çmimeve, që është subjekt i shqetësimit në rritje në Bashkimin Evropian.

“Çmimet e energjisë u rritën 27,4 për qind nga viti në vit në zonën e monedhës 19-vendëshe në nëntor”, shtoi Eurostat në një vlerësim të parë.

Në tetor, çmimet u rritën me 4,1 për qind nga viti në vit.

Para kësaj, hera e fundit që norma arriti mbi 4 për qind ishte në vitin 2008.

Çmimet e shitjes me shumicë të gazit natyror kanë ardhur në rritje prej muajsh dhe çmimi i energjisë elektrike gjithashtu është rritur ndjeshëm, me konsumatorët që po ndjejnë efektet në shumë vende.

Norma e nëntorit është më shumë se dyfishi i objektivit të ri vjetor të inflacionit të Bankës Qendrore Evropiane prej 2 për qind. /atsh