Inspektorati i Prishtinës në aksion, konfiskohen targa e vetura

Inspektorati i Kryeqytetit ka njoftuar se po vazhdon aksionin e kontrollit të transportuesve të udhëtarëve në kryeqytet bashkë edhe me Policinë e Kosovës.

Sipas Inspektoratit, janë shqiptuar me dhjetra gjoba, janë konfiskuar targa e vetura të cilat janë gjetur duke operuar pa leje pune ose në kundërshtim me rregullat e përcaktuara të operimit.

“Aksioni do të vazhdojë dhe nuk do të tolerohet askush që vepron pa leje të organeve kompetente”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit të Kryeqytetit.

Inspektorati i Kryeqytetit njofton se po vazhdon aksionin e kontrollit të transportuesve të udhëtarëve në kryeqytet bashkë edhe me Policinë e Kosovës. Sipas Inspektoratit të Prishtinës, “janë shqiptuar me dhjetra gjoba, janë konfiskuar targa e vetura të cilat janë gjetur duke operuar pa leje pune ose në kundërshtim me rregullat e përcaktuara të operimit”. Aksioni do të vazhdojë dhe nuk do të tolerohet askush që vepron pa leje të organeve kompetente”, thuhet në njoftim.