Instagram bën kthesën e madhe, ju jep prioritet postimeve origjinale dhe krijuesv të vegjël

Tani kompania synon tu japë të gjithë krijuesve përparësi të barabartë kur bëhet fjalë për shtrirjen ndërsa kjo qasje e re pritet të implementohet në muajt në vijim.

Instagram prezantoi disa ndryshime të reja në sistemet e saj të renditjes së përmbajtjeve për ti dhënë më tepër prioritet përmbajtjeve nga krijuesit më të vegjël dhe origjinalë të rrjetit social.

Platforma në pronësi të Meta tha se historikisht, krijuesit me bazë më të madhe ndjekësish dhe shpërndarjesh të postimeve nga llogaritë e tjera kanë pasur më tepër prezencë dhe shtrirje në platformë.

Tani kompania synon tu japë të gjithë krijuesve përparësi të barabartë kur bëhet fjalë për shtrirjen ndërsa kjo qasje e re pritet të implementohet në muajt në vijim.

Ndryshimi vjen pas muajsh kritika nga krijuesit të cilët thonin se shtrirja e tyre në platformë ishte ndikuar negativisht nga algoritmi.

Me renditjen e re postimet e krijuesve të vegjël do të përhapen më shumë duke zëvendësuar ripostimet me përmbajtjet origjinal si kriteri kryesor i rekomandimit.

Përmbajtjet e ripostuara do të kenë etiketa ndërsa grumbulluesit e përmbajtjeve të cilët i shpërndajnë nëpër llogaritë e tyre do të hiqen nga rekomandimet.

Ndërsa njerëzit ndërveprojnë me përmbajtjet e reja, një numër Reels më popullore do ti shfaqen një audiencë të gjerë, më pas më të mirat prej tyre do të shfaqen për një grup akoma më të gjerë e kështu me radhë.

Për më tepër nëse Instagram identifikon dy përmbajtje identike, prioritet do të marrë ajo origjinalja ose që është postuar e para. Ky ndryshim do të thotë se janë përmbajtjet origjinale ato që do të zënë hapësirë në rekomandimet e aplikacionit dhe jo përmbajtjet e ripostuara.

Së fundi, llogaritë ose faqe të cilat ripostojnë përmbajtjet e krijuesve të tjerë nuk do të shfaqen tek rekomandimet.