Instagram gjobitet në Evropë për mënyrën e përpunimit të të dhënave të fëmijëve

11/14/19 - ROWLEY, MA. - Instagram stock on Nov. 14, 2019. Photo by Ruby Wallau/Northeastern University

Është më e madhja vendosur ndonjëherë ndaj një kompanie të medias sociale bazuar në ligjin e GDPR pas asaj prej 267 milionë eurosh ndaj WhatsApp në Shtator të vitit të kaluar.

405 milionë euro është gjoba që Instagram mori nga autoritetet rregullatorë të Bashkimit Evropian pas ankesave për mënyrën sesi gjiganti i medias social përpunon të dhënat e fëmijëve në platformë.

Gjoba u aplikua bazuar në rregulloren e privatësisë GDPR. Është më e madhja vendosur ndonjëherë ndaj një kompanie të medias sociale bazuar në ligjin e GDPR pas asaj prej 267 milionë eurosh ndaj WhatsApp në Shtator të vitit të kaluar.

Ankesa ndaj Instagram kishte të bënte për mënyrën sesi Instagram përpunon të dhënat e fëmijëve dhe sistemin e regjistrimit që sipas Autoritetet Irlandez të Mbrojtjes së të Dhënave, ku Meta ka zyrat qendrore, mund të çonte të krijimin e llogarive publike gjatë procesit.

Përdorues të moshës 13 deri në 17 vjeç kanë operuar llogari biznesi në platformë e cila tregon numrat e telefonit dhe adresat e tyre të e-mailit, publikisht të aksesueshme nga të gjithë.

Komisioni për Mbrojtjen e të Dhënave në Irlandë është autoriteti rregullator i Bashkimit Evropian për Meta, sepse zyrat qendrore Evropiane të Meta janë në Irlandë.

Llogaritë mbeteshin publike vetëm nëse përdoruesi vendoste të kalonte atë në private manualisht. Arsyetim i plotë i gjobës së aplikuar pritet të bëhet publik javën e ardhshme.

Krahas Instagram, TikTok është rrjeti tjetër social nën hetim nga autoritetet Evropiane për të dhënat e fëmijëve. Hetimi është hapur një vit më parë dhe tashmë mund të jemi pranë publikimit të detajeve të tij.

Vitin e kaluar Meta ndërpreu punën në një version të Instagram për fëmijët pas zbulimeve se mund të rezultonte me impakt në shëndetin mentor të të rinjve. Instagram tha se kishte vendosur të ndërpriste planet për një aplikacion të tillë pas shqetësimeve të ngritura nga prindërit.

Sot çdo person që krijon një llogari të re dhe është nën 18-vjeç, automatikisht do të shndërrohet në një llogari private.

/PCWorld Albanian