Inteligjenca artificiale zbulon fjalëkalimet bazuar në tingullin që prodhon shtypja e butonave në tastierë

Hulumtuesit thonë se kanë krijuar një sistem që mund të kuptojë çfarë butonash janë shtypur në tastierën e laptopit apo kompjuterike me 90 përqind saktësi duke u bazuar vetëm në tingullin që prodhojnë.

Të shkruani në fjalëkalim duke biseduar në Zoom mund të hapë rrugën drejt një sulmi kibernetik sugjeron një studim i cili zbuloi se inteligjenca artificiale mund të zbulojë fjalëkalimin bazuar në tingullin e butonave që shtypur.

Ekspertët thonë se mjetet e video konferencave si Zoom janë rritur në përdorim dhe pajisjet me mikrofona të integruar janë bërë të zakonshëm por edhe sulmet kibernetik duke gjurmuar tingujt janë shtuar.

Hulumtuesit thonë se kanë krijuar një sistem që mund të kuptojë çfarë butonash janë shtypur në tastierën e laptopit apo kompjuterike me 90 përqind saktësi duke u bazuar vetëm në tingullin që prodhojnë.

“Mund të shoh vetëm saktësinë e modeleve të tilla, sulmeve të tilla të rritet,” tha Dr. Ehsan Toreini, bashkëautor i studimit në Universitetin e Surrey në Britani.

Studimi i publikua si pjesë e Simpoziumit Europian IEEE të Sigurisë dhe Privatësisë.

Hulumtuesit shtypin secilin prej 36 butonave në një MacBook Pro përfshirë germa dhe numra 25 herë rresh duke përdorur gishta të ndryshëm me nivele të ndryshme presioni. Tingujt e tastierës u regjistruan gjatë një thirrjeje Zoom dhe përmes një smartfoni i vendosur në distancë të shkurtër me tastierën.

Ekipi më pas i ushqeu këto të dhëna në një sistem machine learning i cili kishte mësuar të njohtë sinjalet akustike për secilin buton. Rezultati ishte i jashtëzakonshëm pasi sistemi identifikoi butonin e duhur sipas tingullit përkatës në 95 përqind të rasteve për regjistrimin e bërë nga smartfoni dhe 93 përqind të rasteve për regjistrimin e bërë në Zoom. /PCWorld Albanian