Interesim i madh i kosovarëve për t’u vaksinuar që në mëngjes

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka shpërndarë sot disa fotografi nga qendra e vaksinimit, salla “1 Tetori”, në Prishtinë.

Në pamje shihet se një numër i madh i qytetarëve është në pritje për të marrë vaksinën anticovid.

Sipas fotografive, interesimi për t’u vaksinuar është i madh qysh nga ora 07:20.

“Interesim i madh për vaksinim në “1 Tetori” (Ora 7:20)”, shkroi ai.