Interi barazon me Palermon

Interi nuk ka arritur të shënoi fitoren e parë në Serie A.

Zikaltërit kanë luajtur barazim 1:1 me Palermon në kuadër të xhiros së dytë në ‘San Siro’.Rispoli kaloi Palermon në epërsi kur shënoi në minutën e 48’, ndërsa Interi barazoi në minutën e 72’ me anë të Icardit.Pas dy ndeshjeve në Serie A, Interi numëron 1 pikë dhe renditet në vendin e 13, dhe në xhiron e ardhshme luan në udhëtim te Pescara.