Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar një video të përmbledhur me paraqitjet e saj në media ndërkombëtare, duke vënë në pah angazhimin e saj në arenën globale.
Në një postim në Facebook, ajo theksoi se çdo intervistë e realizuar jashtë vendit ka pasur si synim promovimin e interesave shtetërore dhe përfaqësimin sa më dinjitoz të qytetarëve të Kosovës.
Sipas Osmanit, përmes këtyre daljeve publike është synuar forcimi i pozitës së Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe ngritja e zërit të vendit në çështje me rëndësi strategjike.
“Në çdo intervistë ndërkombëtare, me një qëllim të qartë: mbrojtjen e Kosovës dhe fuqizimin e zërit të popullit tonë!”, ka shkruar Osmani në Facebook.







