iPhone 15 Pro Max do të jetë një “super flagship” me korniza më të holla të ekranit në një smartfon

Sipas Ice Universe, kornizat janë tkurrur ndjeshëm dhe mund të jenë ndër më të hollat vënë në një smatfon ndonjëherë.

iPhone 15 dhe iPhone 15 Plus do të kenë disa ndryshime krahasuar me modelet standarde. Edhe pse këto të fundit do të pajisen me dizajnët më të fundit përfshirë “Dynamic Island”, modelet iPhone 15 Pro dhe 15 Pro Max do të dallohen nga linja.

Për ta bërë këtë kompania do të sjellë ca opsione ekskluzive vetëm për modelet Pro. Një informator publikoi një imazh të xhamit mbrojtës së ekranit për iPhone 15 Pro Max ku vihen re korniza më të holla.

Më herët ishte raportuar se iPhone 15 Pro do të vinë me butonët “solid-state” dhe një buton të ri “action” që do të zëvendësohen butonin “Mute.” Por spekulime të fundit thonë se Apple është tërhequr prej tyre këtë vit dhe butonët e zakonshëm do të vijojnë të jenë aty.

Por iPhone 15 Pro Max thuhet se do të vijë me korniza më të holla duke i dhënë telefonit një pamje dhe ndjesi të re. Sipas Ice Universe, kornizat janë tkurrur ndjeshëm dhe mund të jenë ndër më të hollat vënë në një smatfon ndonjëherë.

Ky informator shkon aq larg sa ta quajë super flagship. Në tërësi modelet Pro mund të jenë më të trashë që do të thotë se Apple mund të inkorporojë një bateri më të madh.

Në lidhje me “Dynamic Island” duket se ka ngelur i pandryshuar sa i takon madhësisë.