Irani u kërkon qytetarëve të tij që të largohen menjëherë nga Ukraina

Ministria e Punëve të Jashtme e Iranit i ka këshilluar qytetarët e saj të premten që të përmbahen nga udhëtimet për në Ukrainë.

Ministria po ashtu u ka kërkuar iranianëve që ndodhen në Ukrainë, të largohen menjëherë nga atje, raportojnë mediat lokale.

“Për shkak të përshkallëzimit ushtarak në Ukrainë, të gjithë iranianët këshillohen fuqimisht të përmbahen nga udhëtimi në Ukrainë. Gjithashtu, iranianët që jetojnë në Ukrainë këshillohen të largohen nga vendi për sigurinë e tyre”, thuhet në një deklaratë të ministrisë të premten.

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar së fundmi se Irani ka dërguar në Ukrainë instruktorë që t’i mësojë ushtarët rusë se si t’i përdorin dronët e tij.