Isa Mustafa përkujton veprimtarin Xhemail Mustafa

Institucionet e Kosovës duhet të punojnë për zbardhjen e vrasjes së Xhemailit dhe shumë veprimtarëve tjerë, që padrejtësisht i ndalën së luftuari për ëndrrën e tyre dhe të gjithë neve, pavarësinë e Kosovës”.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka përkujtuar veprimtarin Xhemail Mustafa në 19 vjetorin e vrasjes së tij.

Isa Mustafa ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të punojnë për zbardhjen e vrasjes së Xhemail Mustafës dhe shumë veprimtarëve tjerë, që padrejtësisht i ndalën së luftuari për ëndrrën e tyre – Pavarësinë e Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Me dhimbje dhe krenari përkujtojmë një prej figurave më të rëndësishme të lëvizjes politike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.

“Sot, kujtojmë bashkëpunëtorin e ngushtë të Presidentit Rugova, një prej themeluesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, publicistin, shkrimtarin dhe veprimtarin e Kosovës, Xhemail Mustafa”.

“Xhemaili ishte i veçantë, kishte guxim, ishte vizionar dhe punëtor, luftëtar i madh për çlirimin e Kosovës”.

“Xhemail Mustafa, intelektuali i jashtëzakonshëm të cilin e humbi Kosova, fuqishëm luftoi ta artikuloj mesazhin për realizimin e ëndrrës për liri dhe pavarësi përmes informimit të opinionit vendor e ndërkombëtar për kauzën e Kosovës”.

“Veprat e Xhemail Mustafës janë gjurmë e pashlyeshme e të kaluarës dhe të tashmes për të gjithë ne”.