Ish këshilltari i fushatës zgjedhore të Trumpit dënohet me burg

Në hetimin i cili vazhdon nën përgjegjësinë e prokurorit special Mueller dhe i cili ka nisur me pretendimin se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale amerikane përmes një sulmi kibernetik, kanë qenë në fokus disa nga njerëzit e përfshirë veçanërisht në fushatën zgjedhore të presidentit amerikan Trump.

Deri më tani, nga prokurori Mueller janë akuzuar ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Michael Flynn, ish-menaxheri i fushatës së Trumpit, Paul Manafort dhe ndihmësi i tij Rick Gates si dhe një nga këshilltarët e politikës së jashtme të fushatës së Trumpit, George Papadopoulos.