Ish-krerët e sigurimit serb, Stanishiq dhe Simatoviq dënohen secili me nga 12 vjet burg në Hagë

Mekanizmi për gjykatat penale në Hagë dënoi ish-krerët e Sigurimit të Shtetit, Jovica Stanishiq dhe Franko Simatoviqin, secilin me nga 12 vjet burg.

Koha që ata kanë kaluar tashmë në burg do të përfshihet në dënimin e tyre me burg, raporton aljazeerabalkans.

Prokuroria provoi se krimet që ishin përfshirë në aktakuzë u konfirmuan. Vrasjet dhe transferimet me forcë u kryen me qëllim diskriminues.

Ndryshe, Stanishiq dhe Simatoviq u arrestuan në vitin 2003 pas akuzave nga gjykata e Hagës, e cila i akuzoi ata për vrasje, abuzim, persekutim dhe krime të tjera të kryera në Bosnjë-Hercegovinë nga viti 1991 deri në 1995.

Një gjyq i ri nën të njëjtën aktakuzë, sipas të cilit dy drejtues të SDB-së akuzoheshin për pesë pika për pjesëmarrje në një “ndërmarrje të përbashkët kriminale me qëllim të dëbimit me forcë dhe të përhershme të kroatëve dhe boshnjakëve duke kryer vrasje dhe kryer krime”.

Dyshja luajti një rol vendimtar në themelimin dhe armatosjen e një njësie paramilitare “speciale” që do të kryente këto qëllime, në mënyrë të dhunshme dhe kriminale.