Ish-oficeri Derek Chauvin dënohet me 22,5 vjet burg për vrasjen e George Floyd-it

Ish oficeri i policisë së Minneapolis-it, Derek Chauvin, është dënuar me 22,5 vjet burg, saktësisht 13 muaj pas ditës kur ai u filmua i gjunjëzuar në qafën e George Floyd-it, raporton Anadolu Agency (AA).

Chauvin, duke mos dashur të ndikojë në akuzat federale për të drejtat civile me të cilat përballej, foli vetëm shkurtimisht gjatë dënimit për të shprehur ngushëllimet e tij familjes Floyd.

“Unë dua t’i jap ngushëllimet e mia familjes Floyd”, tha Chauvin.

Ai gjithashtu tha se do të dalin informacione të tjera që do të ishin me interes për familjen Floyd.

Anëtarët e familjes së Floyd-it paraqitën lutje me lot në gjykatë për dënimin maksimal, i cili ishte 40 vjet burg, dhe i kërkuan me padurim Chauvin-it të shpjegonte pse ai bëri atë që bëri, ndërsa Chauvin nuk dha sqarime. /aa