Ish-Zonja e Parë e Salvadorit dënohet me 10 vjet burg për pastrim parash

Ana Ligia de Saca

Ish-Zonja e Parë e Salvadorit dhe vëllai i saj u dënuan me 10 vjet burg me akuzën për pastrim parash.

Prokurori njoftoi dënimin e Ana Ligia de Saca dhe vëllait të saj.

Ish-presidenti, Antonio Saca ishte dënuar për krime të ngjashme tre vjet më parë.

Krimet e kryera gjatë mandatit të Saca nga 2004 në 2009 kanë të bëjnë me shuma afërsisht 26 milionë dollarë.

”Gjithashtu ish-kryetari i bashkisë së kryeqytetit të vendit, San Salvador, i cili u votua disa muaj më parë, u arrestua dhe u vendos në arrest shtëpiak”, theksuan prokurorët dhe policia.

Ernesto Muyshondt akuzohet për krime duke përfshirë bashkëpunimin me bandat kriminale. /atsh