Islami, fe që nxit punën, ndërtimin e tokës dhe gjallërimin…

Hoxhë Halil Avdulli

Muhamedi a.s. ka thënë: “Nëse bëhet Kijameti dhe në dorën e ndonjërit prej jush gjendet një fidan, nëse mundet t’a mbjellë përpara se të bëhet kijameti le t’a mbjellë atë.”

1. Islami, fe që nxit shumë në ndërtimin e tokës dhe gjallërimin e rregullimin e saj.

2. Kujdesi i tejskajshëm i Profetit të mëshirës, interesimi dhe orientimi i tij edhe për besimtarin e fundit që do të ketë kjo tokë.

3. Islami nxit për punë dhe e qorton neglizhimin dhe të ndenjurit kot, ashtu siç nxit edhe për altruizëm.

Omeri r.a. i tha njërit: “Përse nuk e mbjell tokën tënde? Ai i tha: Sepse unë jam njeri plak, nesër do të vdes. Umeri i tha: Të këshilloj që t’a mbjellësh. Djali i atij tregon: E pashë Omerin se si e mbillte tokën së bashku me babain tim.