Islami së pari është JETË.!

Hoxhë Vladimir Kera

Islami ka ardhur për tu jetuar. Nëse një fe është e pajetueshme ajo nuk është fe.
Feja Islame së pari na mëson se si të jetojmë para se të na mësojë se si të vdesim. Ai që nuk di të jetojë me Islam nuk do të dijë as të vdesë si i tillë. Dhe kushdo që ofron një fe të tillë, e cila ka qëllim vdekjen para jetës, dijeni se ka shpalosur një islam të mangët dhe gjysmak.
Islami si fe ka ardhur në këtë tokë për të gjithë gjërësinë dhe gjatësinë e saj, në të gjitha dimensionet. Dhe kushdo që tenton ta nxjerrë nga ky lloj ekuilibri, i ka humbur thelbin edhe nëse kapet pas detajeve.
——
“Zoti ynë na jep të mira në këtë jetë, të mira edhe në botën tjetër dhe na ruaj prej dënimit me zjarr.” (Kur’an: Bekare: 201)

Nga: Hoxhë Vladimir Kera