Islamic Relief ofron kujdes shtepiak për lehonat, personat e moshuar dhe ata me nevoja të veçanta

Komuna e Vushtrrisë sot përmes kryetarit, Xhafer Tahiri, nënshkroi marrëveshje me Islamik Relief World Wide, Zyra në Kosovë, e përkrahur nga Zyra e Islamik Relief në Zvicër, për projektin “Kujdesi shtëpiak për lehonat, personat e moshës së tretë dhe me nevoja të veçanta”.

Qëllimi i kësaj marrëveshje është ofrimi i shërbimeve shëndetësore me rastin e vizitave mjekësore nga ana e stafit shëndetësor, pa pagesë për të gjithë qytetarët e Komunës së Vushtrrisë, me fokus vizitat në shtëpitë e tyre me theks të veçantë të lehonave dhe foshnjave, personave me nevoja të veçanta, personave me sëmundje kronike si dhe personave të moshës së shtyrë.

Kjo marrëveshje është për të ofruar shërbime shëndetësore sa më cilësore dhe sa më afër qytetarëve.

“Faleminderit Islamik Relief për bashkëpunimin dhe drejtorit komunal të shëndetësisë, Sylejman Meholli, për punën dhe angazhimin për ta realizuar këtë projekt në shëndetësi”, ka thënë kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje.