Ismail Haniyeh: E drejta e kthimit është një e drejtë e shenjtë e palestinezëve

Shefi i Byrosë Politike të Hamas-it, Ismail Haniyeh në përvjetorin e 45-të të Ditës së Tokës së Palestinës, theksoi se e drejta e palestinezëve për të kthyer “është një e drejtë e domosdoshme e shenjtë”.

Në një prononcim për agjencinë turke të lajmeve AA (Anadolu Agency) në përvjetorin e 45-të të Ditës së Tokës, Haniyeh, tha se “Kjo ditë e zezë, është një ditë e pavdekshme në kujtesën e popullit palestinez”.

Ai rikujtoi se në vitin 1976, Izraeli është përpjekur që të ushtrojë kontroll në një rajon të vlefshëm dhe të vendoset në tokat palestineze të pushtuara, ndërsa si përgjigje ndaj kësaj “populli ka treguar rezistencë të drejtpërdrejt”.

“Devotshmëria jonë për atdhe dhe e drejta e kthimit, është një e drejtë e domosdoshme e shenjtë”, tha Haniyeh duke theksuar se: “I dërgoj përshëndetjet e mia veçanërisht popullit palestinez ,që është nën pushtim që nga viti 1948. Lufta dhe fati ynë me ata është një. Populli palestinez, me lejen e Allahut do të ketë prani politike në tokat e tij si dhe shtetin e vet”.

Haniyeh tha se populli palestinez e rikujton çdo vit Ditën e Tokës. “Dita e sotme na tregon se toka është në fokus të konfliktit mes forcave pushtuese (izraelite). Që nga pushtimi i tokës së shenjtë palestineze populli ia kushtoi pronën dhe shpirtin mbrojtjes së tokës dhe atdheut, ai rezistoi kundër aneksimit dhe planeve të vendosjes. Dita e Tokës është një ditë kur bashkohen të gjithë palestinezët në Kuds (Jerusalem), Gazë, Bregun Perëndimor, në internim dhe diasporë”, theksoi Haniyeh.

Dita e Tokës

Më 30 mars 1976, një qytetar izraelit që jetonte në rajonin e Galilesë në veri të vendit pushtoi mijëra hektarë tokë që u përkasin palestinezëve.

Pas kësaj ngjarjeje, populli palestinez hyri në një grevë të përgjithshme dhe organizoi demonstrata për të protestuar ndaj këtij uzurpimi. Policia izraelite hapi zjarr ndaj palestinezëve që morën pjesë në demonstrata, duke martirizuar 6 persona dhe duke plagosur shumë të tjerë.

Kjo ngjarje, e njohur si “Dita e Tokës”, shihet si një simbol i rezistencës palestineze ndaj tokës, e cila është burimi i konfliktit midis Izraelit dhe Palestinës. (Anadolu Agency – AA)