Ismaili publikon pagat e profesionistëve shëndetësor, më të lartat në rajon

Ligji i ri për pagat i cili u votua në Kuvendin e Kosovës ditën e shtunë, ka siguruar rritjen më të madhe të pagave për të gjithë profesionistët shëndetësorë, në të gjitha nivelet, në 20 vitet e fundit. Nga ky ligj, kanë përfituar mjekët specialist, mjekët e mjekësisë familjare, mjekët në specializim, stomatologët, mjekët e përgjithshëm, kryeinfermierët, infermierët, teknikët etj. Kjo rritje, përveç që është rritja e madhe për profesionistët shëndetësorë që është bërë ndonjëherë, siguron pagat më të larta për profesionistët shëndetësorë të Kosovës sesa të të kolegëve të tyre në shtetet e rajonit, përcjell lajmi.net. “Në dekadën e re të shëndetësisë, rritja më e madhe e pagave për të gjithë profesionistët shëndetësorë në 20 vitet e fundit”, ka shkruar ministri Ismaili. Më poshtë, keni grafikonin i cili tregon rritjen e pagave për të gjithë profesionistët shëndetësorë. http://lajmi.net/wp-content/uploads/2019/02/51379001_2355520728027074_2658610006336733184_n.png