Itali, 120 mjekë të vdekur dhe 16,050 të prekur nga Covid-19

A medical worker wearing a face mask tends to a patient arriving on a stretcher at the new coronavirus intensive care unit of the Brescia Poliambulanza hospital, Lombardy, on March 17, 2020. (Photo by Piero CRUCIATTI / AFP) (Photo by PIERO CRUCIATTI/AFP via Getty Images)

Ka shkuar në 120 numri i mjekëve italianë të cilët kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i personelit mjekësor i infektuar nga Covid 19 është aktualisht 16, 050.

Ndërkohë 30 numri i infermierëve gjithashtu kanë ndërruar jetë nga Covid-19. Mes mjekëve viktimë janë dhe 9 me origjinë të huaj.

Instituti Kombëtar Italian për Sigurimet kundër aksidenteve në punë ka njohur rastin e parë të aksidentit vdekjeprurës në punë për shkak të koronavirusit të një punonjësi sanitar në rajonin e Piemontes. Anëtarët e familjes së tij kanë të drejtën të marrin “pensionin e të mbijetuarit” me një ndihmë ekonomike që nis nga dita e parë pas vdekjes së të afërmit të tyre, si dhe një kompesim për shpenzimet e varrimit si dhe një kontribut ekonomik dëmshpërblyes të menjëhershëm.

Sindikatat e kategorive të ndryshme të punonjësve sanitarë kanë prezantuar ankesa të motivuara se personeli mjekësor është infektuar nga koronavirusi për shkakt të mungesës së pajisjeve mbrojtëse personale si maska, doreza, veshje, syze.

Familjarët e viktimave apo të të nfektuarve kanë nisur të aktivizojnë aksionet legale kundër motiveve që çuan në vdekjen apo infektimin e të afërmëve të tyre./Ora News.tv/