Itali: 20 mijë refugjatë zbarkuan në 2023, trefish më shumë se në 2022

Plot 20,017 emigrantë zbarkuan këtë vit në Itali, më shumë se trefishi i atyre të regjistruar në të njëjtën periudhë të vitit 2022 (6,152).

Rritja u përqendrua veçanërisht në tre ditë të këtij muaji, 9-11 mars, kur mbërritën 4,566 persona.

Të dhënat u publikuan nga Ministria e Brendshme. Kombësitë më të përfaqësuara janë Bregu i Fildishtë (2,410), Guineja (2,380) dhe Bengali (1,506).

Prej tyre, 1965 janë të mitur të pashoqëruar. /ora