Italia raporton 602 vdekje të reja nga COVID-19

Italia ka publikuar raportin ditor sa i përket viktimave dhe të prekurve me Koronavirus. Pas një ulje që bëri para dy ditësh ku u shënuar 431 viktima sot është dita e dytë radhazi që ky numër rritet.

Ditën e djeshme kishin 566 viktima ndërsa sot ky numër ka shkuar në 602.

Teksa numri i rasteve të reja ka rënë nga 3153 që ishte dje në 2972.

Numri total i të vdekurve ka shkuar në 21067 ndërsa i të shëruarve 37130. Ulje ka pësuar edhe numri i personave që janë në gjendje kritike duke shkuar në 3186.