Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Italia refuzon pjesëmarrjen në “Bordin e Paqes” të Trumpit

Italia refuzon pjesëmarrjen në “Bordin e Paqes” të Trumpit

Italia ka përjashtuar mundësinë e pjesëmarrjes në të ashtuquajturin “Bordi i Paqes” i iniciuar nga presidenti amerikan Donald Trump, duke përmendur pengesa kushtetuese si arsye kryesore.

Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, deklaroi se kushtetuta e Italisë nuk lejon anëtarësimin në një organizatë të udhëhequr nga një lider i vetëm i huaj. “Nuk mund të marrim pjesë në Bordin e Paqes sepse ekziston një kufizim kushtetues. Kjo është e pakapërcyeshme nga pikëpamja ligjore,” tha ai për agjencinë italiane të lajmeve ANSA.

“Bordi i Paqes” i Trumpit është prezantuar si një mekanizëm për mbikëqyrjen e rindërtimit të Gazës, por kritikët e kanë akuzuar atë se synon të krijojë një strukturë rivale ndaj Kombeve të Bashkuara. Deri më tani, 19 vende kanë shprehur gatishmëri për t’u bashkuar me këtë nismë.

Deklarata e Tajanit u bë një ditë pas takimit të tij me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, dhe Zëvendëspresidentin e SHBA-së, JD Vance, gjatë Lojërave Olimpike në Milano. /mesazhi