Izolimi i qyteteve europiane për shkak të pandemisë uli nivelin e ndotjes dhe shpëtoi më se 800 jetë

Më se 800 vdekje mund të jenë shmangur falë përmirësimit të cilësisë së ajrit gjatë bllokimit të parë të koronavirusit në Evropë, tholtë raporti i Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike të Bashkimit Evropian (CAMS).

Duke krahasuar ekspozimin e njerëzve ndaj ndotjes së ajrit midis shkurtit dhe korrikut 2020 në 47 qytete të mëdha, shkencëtarët arritën në përfundimin se masat e qeverisë për të kufizuar përhapjen e virusit i mbronin njerëzit nga nivelet vdekjeprurëse të ndotjes.

Mbyllja e shkollave, politikat e qëndrimit në shtëpi dhe anulimi i eventeve me pjesëmarrje të lartë njerëzish ndikonin më shumë në nivelet e dioksidit të azotit (NO2), një gaz i dëmshëm i prodhuar kryesisht nga makinat.

Kufizimet e udhëtimit vendas dhe ndërkombëtar, treguan më pak ndikim në ndotjen e ajrit lokal.

Dioksidi i azotit lidhet me disa sëmundje të frymëmarrjes dhe zemrës dhe sipas Agjencisë Evropiane të Mjedisit është përgjegjës për 50,000 vdekje të parakohshme në BE çdo vit.

Në qytetet e Francës, Spanjës dhe Italisë nivelet e NO2 ranë 50% deri në 60% gjatë asaj periudhe. Parisi, Londra, Barcelona dhe Milano ishin ndër ato që shmangën më shumë vdekje për shkak të kufizimeve qeveritare. /tiranapost