Izraeli arreston një zyrtar të lartë të Vakëfit Islam të Kudsit

Policia izraelite arrestoi Sheikun Najeh Bakirat, zëvendësdrejtorin e Vakëfit Islam të Kudsit, pranë kompleksit të xhamisë Al-Aksa, thanë dëshmitarët okularë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nuk u dha asnjë arsye për arrestimin e Bakirat-it ndërkaq policia izraelite ende nuk është prononcuar.

Vakëfi Islam i Kudsit, i cili drejtohet nga Jordania është përgjegjës për mbikëqyrjen e vendeve të shenjta në Kudsin Lindor.

Xhamia Al-Aksa është vendi i tretë më i shenjtë në botë për muslimanët. Hebrenjtë e quajnë zonën “Mali i Tempullit”, duke pretenduar se aty në kohët e lashta ishin dy tempuj hebrenj.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor, ku ndodhet Al-Aksa, gjatë Luftës Arabo-Izraelite në vitin 1967. Më pas aneksoi të gjithë qytetin në vitin 1980, një veprim i cili nuk u njoh kurrë nga bashkësia ndërkombëtare. /aa