Forcat Ajrore të Izraelit kanë goditur më shumë se 30 objektiva në perëndim dhe qendër të Iranit, në një valë të re sulmesh, njoftoi ushtria izraelite.
Sipas deklaratës zyrtare, dhjetëra avionë luftarakë, të udhëhequr nga inteligjenca ushtarake, kanë realizuar sulme kundër sistemeve balistike dhe mbrojtjes ajrore të Iranit.
Izraeli theksoi se operacionet do të vazhdojnë dhe do të përqendrohen në instalimet e mbrojtjes ajrore, bazat e raketave, selitë ushtarake dhe objektiva të tjera që i cilësoi si “objektiva të regjimit” në Iran. /mesazhi








