Izraeli ndalon daljen nga vendi për Xhunejdin, simbolin e rezistencës së Kudsit

Autoritetet izraelite me “arsyen e sigurisë” kanë ndaluar udhëtimin e 16-vjeçarit Fevzi el-Xhunejdi, emri i të cilët është bërë simbol i rezistencës së Kudsit, raporton Anadolu Agency (AA).

Xhaxhai i të riut palestinez, Reshad el-Xhunejdi për AA ka theksuar se nipi i tij të enjten e javës së kaluar është mbajtur në pritje për 8 orë nga autoritetet e sigurisë kufitare izraelite, në pikën kufitare Ura e Mbretit Hussein (Allenby), teksa ai ishte duke udhëtuar nga Bregu Perëndimorë për në Jordani. Xhaxhai i tij njoftoi se pas pritjet 8 orëshe, ai është informuar se nuk lejohet të largohet nga vendi.

Më tej, Reshad ka bërë të ditur se nipi i tij për të cilin Izraeli ka vendosur ndalesën e udhëtimit me “arsyetimin e sigurisë” bashkë me babin e tij po përpiqej që të shkonte në Turqi për mjekimin e shpatullës që u thye gjatë goditjeve kur ai u arrestua nga ushtarët izraelitë me 7 dhjetor.

I riu palestinez, Fevzi el-Xhunejdi me sy “të lidhur” u arrestua nga rreth 20 ushtarë izraelitë në ngjarjet e 7 dhjetorit të vitit të kaluar në qytetin e pushtuar El Halil të Bregut Perëndimor, pasi SHBA e njohu Kudsin si “kryeqyteti i Izraelit”.

Me reflektimin në media të pamjeve të Xhunejdit, emri i të cilit u bë simbol i rezistencës së Kudsit, komuniteti ndërkombëtar vërshoi me reagime të mëdha kundër Izraelit.