Izraeli ndalon zyrtarin palestinez nga Xhamia Al-Aksa

Izraeli ka ndaluar zëvendës-drejtorin e Departamentit të Vakëfi të Kudsit për gjashtë muaj të hyjë në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa, raporton Anadolu Agency (AA).

“Kam marrë një urdhër izraelit që më ndalon nga Xhamia Al-Aksa për gjashtë muaj”, tha sot për AA, Shejh Najeh Bakirat.

Ai tha se autoritetet izraelite nuk kanë dhënë asnjë arsye për ndalimin.

Bakirat theksoi se policia dhe inteligjenca izraelite kanë bastisur zyrën e tij javën e kaluar, duke cituar si kërcënim ndaj sigurisë së Izraelit.

Izraeli ka ndaluar Bakirat të hynte në Xhaminë Al-Aksa për 23 herë që nga viti 2001 dhe e ndaloi atë 13 herë.

“E refuzoj këtë urdhër ndalimi nga Izraeli”, tha ai.

“Kjo është një përpjekje izraelite për të zbrazur Xhaminë Al-Aksa dhe për të prishur punën e Departamentit të Vakëfit në Kuds”, shtoi ai.

Xhamia Al-Aksa është vendi i tretë më i shenjtë në botë për muslimanët. Hebrenjtë e quajnë zonën Mali i Tempullit, duke pretenduar se është vendi i dy tempujve hebrenj në kohërat antike.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor, ku ndodhet Al-Aksa, gjatë luftës arabo-izraelite të vitit 1967. Më pas aneksoi të gjithë qytetin në vitin 1980, ku nuk u njoh kurrë nga komuniteti ndërkombëtar.