Sipas Zyrës Mediatike të të Burgosurve Palestinezë, Izraeli po përdor metoda të ndryshme mizore për të torturuar palestinezët e arrestuar nga Rripi i Gazës. Disa nga këto metoda përfshijnë:
- Rrahje dhe goditje me rrymë elektrike në pjesë të ndjeshme të trupit,
- Varje nga duart për orë të gjata,
- Mungesë ushqimi, dushesh dhe e drejta për të kryer lutje,
- Sulme dhe kërcënime seksuale, përfshirë përdhunim,
- Kërcënime ose sulme nga qentë e policisë,
- Transportim i të burgosurve lakuriq dhe të lidhur në mënyrë poshtëruese.
Sipas monitorit, vetëm gjatë majit janë arrestuar 700 palestinezë nga Gaza, duke e çuar numrin total të të arrestuarve që nga fillimi i luftës në të paktën 12,000.
Aktualisht, më shumë se 3,500 palestinezë nga Gaza ndodhen në burg, të paktën 44 kanë vdekur në paraburgim, dhe 1,846 mbahen si “luftëtarë të paligjshëm”, një kategori që i privon nga çdo e drejtë ligjore. /mesazhi





