Kaosi në qendrën e shpërndarjes së ndihmave të SHBA-së dhe Izraelit në Gazën jugore ishte i pritshëm, sipas analistit politik të Al Jazeera-s, Marwan Bishara, i cili tha se izraelitët “vazhdojnë të poshtërojnë palestinezët dhe ta përdorin ndihmat si armë”.
“Ata e kanë përdorur urinë si armë. Tani po e përdorin si armë edhe ndihmën që supozohet të ndihmojë në përballimin e urisë”, tha ai, duke shtuar se iniciativa e përbashkët SHBA-Izrael për ndihmat është “shumë e dyshimtë”, aq sa drejtori ekzekutiv i saj ka dhënë dorëheqjen para dy ditësh.
“Sasia e cinizmit në politikën izraelite ndaj Gazës është fenomenale, përveç gjithë tmerrit nga bombardimet dhe shkatërrimi,” tha Bishara.
Ai shtoi se mbetet për t’u parë nëse presioni në rritje nga SHBA dhe Evropa do të detyrojë Netanyahun të pranojë armëpushim, ndërkohë që Hamasi është i gatshëm për një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës, ndërsa Netanyahu synon ta vazhdojë luftën për të zhvendosur palestinezët nga Gaza.
“Marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit po përkeqësohen ngadalë por sigurt, dhe kjo po sjell tensione dhe më shumë presion mbi Netanyahun,” përfundoi ai. /mesazhi








