Izraeli rrëzon tre dronë të dërguara nga Hezbollahu

Ushtria izraelite njoftoi se ka rrëzuar tre mjete ajrore pa pilot (UAV) të dërguara në zonën ekskluzive ekonomike pranë kufirit detar me Libanin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e ushtrisë izraelite thuhet se tre dronë të dërguar nga Libani drejt zonës ekskluzive ekonomike të Izraelit u shkatërruan nga avionët luftarakë dhe raketa det-ajër.

Në deklaratë thuhet se dronët i përkisnin Hezbollahut dhe synonin fushën e gazit Karish.

Nga ana tjetër, Hezbollahu në Liban njoftoi se kishte sulmuar objektivat izraelitë në fushën e diskutueshme të gazit në kufirin detar Karish me tre dronë.

Nuk janë dhënë detaje të mëtejshme rreth sulmit.