Izraeli sërish shkatërron fshatin palestinez al-Arakib

Forcat izraelite lanë shumë persona pa shtëpi pasi shkatërruan sërish fshatin al-Arakib ku jetojnë palestinezët në rajonin jugor Negev, raporton Anadolu Agency (AA)

Aziz et-Turi, anëtari i Komitetit për Mbrojtjen e fshatin al-Arakib për AA theksoi se forcat izraelite kanë shkatërruar fshatin për herë të 191-të.

Turi bëri të ditur se do të rindërtojnë sërish në kohën më të shkurtër strukturat e shembura në fshatin al-Arakib ku jetojnë 22 familje palestineze.

Në fshatin Al-Arakib, ku shkatërrimin për herë të parë Izraeli e kreu në vitin 2010, jetojnë mbi 80 palestinezë shtetas izraelitë.

Administrata izraelite pretendon se fshati “është ngritur në rrugë të paligjshme dhe se ai duhet të shembet”. Ndërsa popullata e fshatit thekson se këto territore i kanë trashëgimi nga gjyshërit e tyre shumë para themelimit të Izraelit.

Fshatarët ndërtojnë shtëpitë e tyre pas çdo shembjeje

Fshatarët vazhdojnë rezistencën e tyre duke ndërtuar shtëpitë e tyre prej druri dhe lëndës plastike pas çdo procesi të shembjes nga forcat izraelite.

Ashtu si në fshatrat e tjerë në rajonin al-Nakib, Izraeli nuk ofron shërbim të energjisë elektrike dhe ujit në fshatin al-Arakib, si dhe nuk njeh pronësinë e tokës për palestinezët që jetojnë në rajon.

Sipas burimeve palestineze, Izraeli deri më sot ka konfiskuar 11 milionë dynym në Shkretëtirën al-Nakib me 12 milionë dynym ku jetojnë 220 mijë palestinezë. /aa