Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Izraeli: Shtatë ushtarë të vrarë në luftime në Gaza

Izraeli: Shtatë ushtarë të vrarë në luftime në Gaza

Ushtria izraelite ka njoftuar se shtatë ushtarë janë vrarë të martën gjatë luftimeve në Rripin e Gazës. Janë publikuar emrat e gjashtë prej tyre, ndërsa emri i ushtarit të shtatë po mbahet i fshehtë deri në njoftimin e familjes.

Të gjithë ushtarët e vrarë ishin pjesëtarë të Batalionit të Inxhinierisë Luftarake 605 dhe ishin të moshës nga 19 deri në 21 vjeç.

Po ashtu, një ushtar tjetër nga i njëjti njësi është plagosur rëndë dhe është evakuuar për trajtim mjekësor në Izrael. /mesazhi