Izraeli thotë se do të vazhdojë luftën në Gaza “me forcë të plotë”

Mossad ka lëshuar një deklaratë përmes Zyrës së Kryeministrit izraelit për negociatat e armëpushimit në Gaza, duke pretenduar se Hamasi hodhi poshtë propozimin e paraqitur nga ndërmjetësit.

“Izraeli do të vazhdojë të përpiqet të realizojë objektivat e luftës me Hamasin me forcë të plotë dhe të mos lërë gur pa lëvizur për të kthyer menjëherë 133 pengjet nga Gaza”, thuhet në deklaratë.