Izraeli vendos të tërheqë diplomatët nga Ukraina

Ministria e Jashtme izraelite njoftoi se ka vendosur të evakuojë diplomatët dhe familjet e tyre nga Ukraina për shkak të tensioneve në rritje mes Rusisë dhe Ukrainës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga ministria, thuhet se punonjësit e ambasadës dhe familjet e tyre do të evakuohen për shkak të “përkeqësimit të situatës në Ukrainë”.

Ministria paralajmëroi gjithashtu izraelitët që planifikojnë të udhëtojnë në Ukrainë për t’i shmangur udhëtimet.

Ministria ka kërkuar që izraelitët që banojnë në Ukrainë të rishqyrtojnë çështjen e vazhdimit të qëndrimit në vend, duke i këshilluar qytetarët e saj që në asnjë rast të mos qëndrojnë në pikat e tensioneve. /aa