Izraeli vret 2 gazetarë të tjerë në Gaza

Ushtria izraelite ka vrarë 2 gazetarë të tjerë në Gaza, transmeton Anadolu.

Në deklaratën me shkrim të Zyrës për media të lidhur me qeverinë në Gaza thuhet se në sulmin izraelit humbën jetën Fuad Abu Hammash dhe Muhamed al-Selasini.

Theksohet se numri i gazetarëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori është rritur në 117.

Ndërkaq nuk janë dhënë informacione se ku dhe si u vranë gazetarët.