Ja kur do të prezantohet Lotus Emira

Lotusi ka paralajmëruar se javën e ardhshme edhe zyrtarisht do të prezantojë modelin e tij të ri, që më herët është njohur si Type 131.

Emri i modelit është bërë i njohur më herët – Emira, ndërkohë do të promovohet më 6 korrik.

Premiera do të bëhet në Hethel, Britani e Made, ku edhe Lotus Emira do të prodhohet. Emira do të paraqitet edhe në festivalin e shpejtësisë në Goodwood, më 8 korrik.

Në fakt, Emira do të jetë zëvendësim për modelet Elise, Exige dhe Evroa. Sa i përket pamjes, mund të konkludohet se inspirimi është gjetur te modeli elektrik i Lotusit, Evija.

Emira do të ketë motor me nxehje të brendshme dhe nuk do të ketë përkrahje elektrike. Detajet e motorit nuk janë bërë të ditura ende, por raportohet se do të jetë 3.5 litërsh V6 dhe 2.0 katër-cilindërsh turbo.

Në ofertë për blerësit do të jenë versionet Coupe dhe Roadster. Sa i përket çmimit, do të sillet rreth 85 mijë funte.

Emira është pjesë e strategjisë së Lotusit Vision80, që nënkupton investime prej 100 milionë funtesh në fabrikën në Hethel si dhe punësimin e 250 punëtorëve.