Jemen, forcat e koalicionit bombarduan pallatin presidencial në Sana

Forcat ndërkombëtare të koalicionit të kryesuara nga Arabia Saudite kanë bombarduar pallatin presidencial në kryeqendrën jemenase Sana.

Dëshmitarët theksojnë se avionë të forcave të koalicionit qëlluan pallatin presidencial, por edhe kryen sulme intensive ajrore mbi pozitat e Husive. Pohojnë se është shkaktuar dëm i madh material mbi objektet afër pallatit presidencial, raporton Anadolu Agency (AA).

Pjesëtarët e lëvizjes rebele jemenase Husi tërësisht kanë marrë El-Hayyu Es-Siyasi në jug të Sanas, vendbanim që kanë qenë nën kontroll të mbështetësve të ish-presidentit të Jemenit, Ali Abdullah Saleh. Vendbanimi është marrë pasi është vrarë ish-presidenti jemenas.

Në hyrje të El-Hayyu Es-Siyasi janë vendosur autoblinda dhe tanke.

Ish-presidenti i Jemenit, Ali Abdullah Saleh është vrarë në Sana, u konfirmua të hënën nga partia e tij Kongresi i Përgjithshëm Popullor. Një zyrtar i kësaj partie tha se Husit ndaluan autokolonën e Saleh dhe e vranë afër Sanas.

Aktivistët pohojnë se Husitë kanë shtënë mbi 30 plumba mbi ish-presidentin jemenas.