Jo vetëm ulëset, tani edhe rripat e sigurisë do ju mbajnë ngrohtë gjatë udhëtimit

ZF LIFETEC, një lider global në sistemet e sigurisë pasive, ka përmirësuar rripin e sigurisë me ngrohje, i cili u prezantua për herë të parë në vitin 2023.

Kompania do të zbulojë gjeneratën e ardhshme, Heat Belt 2.0, në IAA Mobility në Mynih, nga 9 deri më 12 shtator 2025.

Heat Belt 2.0 përmirëson sistemet ekzistuese të ngrohjes së sipërfaqes, siç është ngrohja e ulëses ose timonit, dhe ofron një temperaturë të rehatshme në zonën e sipërme të trupit pa rryma ajri ose zhurmë ventilatori.

Ndjesia e ngrohtësisë krijohet brenda pak çastesh. Pasi të nxehet, personi mund të shijojë një ndjesi të vazhdueshme komoditeti.

Rripi mund të arrijë një temperaturë prej 40 gradë Celsisus në më pak se dy minuta.

Heat Belt 2.0 është projektuar për t’u integruar pa probleme në një sërë modelesh automjetesh, duke përfshirë të gjitha segmentet nga veturat e vogla deri te modelet luksoze.