Kryeministri britanik, Boris Johnson, përjashtoi 21 deputetë “opozitarë” nga grupi parlamentar i partisë së tij, përfshirë dy ish-ministrat e financave dhe nipin e Winston Churchill, transmeton Anadolu Agency (AA).
Johnson, përjashtoi nga grupi parlamentar i Partisë Konservatore 21 deputetët që vepruan së bashku me partitë opozitare në votimin kritik të kryer dje në parlament.
Vendimi për përjashtim iu njoftua nëpërmjet telefonit 21 deputetëve në mesin e të cilëve janë të përfshirë edhe ish-ministrat e financave Philip Hammond dhe Ken Clark, ish-ministri i drejtësisë David Gauke dhe Sir Nicholas Soames, nipi i Winston Churchill.
Dje, me kalimin e një ligjvënësi në Partinë Demokratike Liberale, Johnson humbi shumicën e qeverisë, dhe pas vendimit për përjashtim është dobësuar plotësisht në parlament.
Partitë e opozitës sot në Dhomën e Komuneve e cila është krahu i ulët i parlamentit, pritet që të miratojnë një projektligj i cili do të pengojë vendin të largohet nga BE-ja pa marrëveshje.
Nëse Dhoma e Komuneve përfundon procesin legjislativ sot, projektligji do të transferohet në dhomën e sipërme të Dhomës së Lordëve.
Gjithashtu partitë e opozitës duke përfunduar shpejt procesin në Dhomën e Lordëve të enjten, synojnë miratimin e projekt-ligjit të premten.
Ligji që do të miratohet pritet të formulohet në mënyrën që të detyrojë qeverinë të kërkojë një shtyrje të re nga BE nëse nuk arrihet një marrëveshje Brexit mes Britanisë dhe BE.








