Ju 1 e dini e 100 nuk i dini

Xhemajl Abria

Me 1898 , atyre që shkonin me kallë Sarajin në Llaushë ( objektin komunal ) iu thonte :
“ S’jeni shkue me I pri lirisë, po me ja çelë derën Serbisë e me I thënë : Hajde shkelna sa ma shpejt se s’po na pritet.”
“ Droj, se nuk jeni shku atje me çliru venin po me I thënë Mretit largou sa më shpejtë e le t’ vjen Serbia se nuk po na pritet.”
Kur hetoi se Serbia ka shti armë e para edhe në Drenicë, kinse për ndihmë në luftë kundër osmanlisë, shkoi te varret e po u mban fjalim:
“ Çonu more vorre, se parja e pushkët e shkaut janë hi edhe ndër ne, e Zoti t’ a di qysh vjen hesapi.”
E parandjente çlirimin nga regjimi Osman, por edhe okupimin e menjëhershëm të Kosovës nga Serbia, prandaj thonte:
“ Do t ‘na sjellë një zaman të zi , ku I gjalli t ‘deknit do t’I merr lakmi.”
Gjithashtu ka thënë :
“ Besën po u jap se në Deviç ka me ardhë pushteti serb dhe me çekiq ka me na myt ! ”
“ Tutna qi kena me pritë 100 vjet me u çlirue.”
Të rinjëve që nuk dinin se çka po bënin iu thonte:
“Ju nja e dini e niqin s’I dini.”
Personat që I shkojnë te dyert ( para kulle), me kuaj të ngarkuar plot me armë të Serbisë, kinse për ndihmë shqiptarëve në luftë kundër Turqisë, I përzë me fjalët më të rënda :
“ Ju e paskeni shitë vatanin. Herdokurdo tradhtia ka me ju dal për mejdani. Hupni, he mos ju lashtë dheu mrema.”
Gjithashtu thonte :
“ Pse me luftue Serbia kunër Mretit, kur për Serbinë luftojnë shqiptar’t ! ”
“ E dërrmoi MASHTRIMI që pësuan shqiptarët nga Serbia. Sepse e dinte që Lufta që bënin kundër Perandorisë Osmane, shkonte në favor të Serbisë.”, thotë Xhemail Bajrami, autori i librit “ Xhemail Abria Pleqnar i Kosovës “prej nga cituam disa nfa thënjet e Xhemail Abrisë.
P.s. Kane nevoje te perkujtohen keto gjera, sepse po na perseriten.
Mashtrimet, kurthat, te mashtruarit, rinia e pa ditur, mashtruesit, mos degjimi i te diturve, tradhetite, etj !

Fjalë të Xhemajl Abrisë

Nga: Ubejd Gashi