Juventusi pëson disfatën e dytë radhazi në kampionat

Juventusi ka regjistruar humbjen e dytë radhazi në kampionat, duke u mposhtur këtë herë nga Hellas Verona me rezultat 2-1.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 2-0 në të mirë të vendasve, me dy golat e shënuar nga sulmuesi argjentinas Giovanni Simeone i cili realizoi në minutat 11′ dhe 14′.

Në pjsen e dytë, krejt çfarë mund të bënin ‘biankonerët’ ishte ngushtimi i epërsisë, duke e bërë përmes amerikanit Weston McKennie në minutën e 80-të të ndeshjes, por që në fund epilogu final i takimit ishte 2-1 në të mirë të Veronës.

Me këtë humbje, Juventusi qëndron momentalisht në pozitën e nëntë, me 15 pikë të mbledhura, duke regjistruar katër fitore, katër humbje dhe tri barazime.