Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka paralajmëruar për pasojat e rënda që do të sillte bllokimi i Ngushticës së Hormuzit, duke theksuar se blloku nuk mund të përballojë humbjen e një tjetër korridori jetik tregtar.
Në një reagim në rrjetin social X, Kallas deklaroi se BE-ja mbështet përpjekjet e Kombeve të Bashkuara për krijimin e korridoreve humanitare në ngushticë, me qëllim sigurimin e transportit të ushqimeve dhe plehrave kimike.
Ajo theksoi gjithashtu se Bashkimi Evropian disponon mjete për të ndjekur dhe lehtësuar tranzitin detar, të cilat mund të kontribuojnë në menaxhimin e situatës.
Sipas saj, misioni detar i BE-së “Aspides” ka asistuar rreth 1,700 anije në Detin e Kuq dhe duhet të zgjerohet për të përballuar sfidat aktuale.
Deklaratat e Kallas vijnë pas pjesëmarrjes së saj në një takim të iniciuar nga Mbretëria e Bashkuar lidhur me krizën në Ngushticën e Hormuzit.





