Kalimi kufitar Rafah në kufirin Egjipt-Gazë rifilloi zyrtarisht operacionet sot, me 50 persona që pritet të largohen nga Gaza dhe 50 të tjerë që do të kthehen, transmeton Anadolu.
Al-Qahera News njoftoi sot se një grup fillestar palestinezësh kishte mbërritur në kalim.
Ana palestineze e kalimit Rafah filloi të operojë në mënyrë prove të dielën, pasi ishte mbyllur plotësisht për më shumë se 18 muaj për shkak të kufizimeve izraelite.
Rreth 50 palestinezë pritet të hyjnë në Gaza, ndërsa 150 pacientë dhe shoqëruesit e tyre do të largohen nga enklava për trajtim mjekësor në Egjipt, sipas mediave izraelite.
Zyrtarët shëndetësorë të Gazës vlerësojnë se rreth 22.000 pacientë po presin që kalimi të rihapet plotësisht.
Izraeli ka kontrolluar anën palestineze të kalimit Rafah që nga maji 2024, gjatë fushatës së tij ushtarake në Gaza që filloi në tetor 2023.



