Kalin: Vazhdojnë përpjekjet e Presidentit Erdogan për zgjidhjen e krizës Rusi-Ukrainë

Turqi: Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalin tha se vazhdojnë përpjekjet e Presidentit Recep Tayyip Erdogan për të bashkuar liderët e dy vendeve në krizën Rusi-Ukrainë.

Pas çeljes së Panairit të 7-të të Librit në Uskudar, Ibrahim Kalin iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve rreth agjendës.

Duke vlerësuar takimin e Presidentit Erdogan me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg një ditë më parë, Kalin vuri në dukje rolin e rëndësishëm të Turqisë në tensionin Rusi-Ukrainë.

Duke theksuar se përpjekjet e Presidentit Erdogan në krizën në Rusi dhe Ukrainë vazhdojnë, Kalin tha: “Propozimi i Presidentit tonë për të bashkuar liderët e Rusisë dhe Ukrainës është në fakt propozimi më i rëndësishëm dhe më konkret për të kapërcyer këtë krizë. Kemi diskutuar së fundmi këtë çështje me (Presidentin Vladimir) Zelensky gjatë vizitës sonë në Ukrainë. Po kështu, ai e solli në rend të ditës këtë çështje gjatë telefonatave të tij me zotin (Presidenti rus Vladimir) Putin. Po kështu, vazhdojnë përgatitjet tona për vizitën e zotit Putin në Turqi.”

“Ne jemi në kontakt me homologët tanë rusë për këtë çështje. Për zgjidhjen e çështjes së Ukrainës duhet të ketë prioritet dialogun dhe diplomacinë, të ulen tensionet dhe të ndërmerren hapa për uljen e tensioneve reciproke. Turqia do të vazhdojë të përmbushë detyrën e saj në këtë drejtim. Deri më tani kemi sugjeruar që ky problem, krizë dhe tension të zgjidhet përmes negociatave, dialogut dhe bashkëpunimit. Ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, tha zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalin. /trt